Lajme

Dhunohet seksualisht një 11-vjeçare në Tiranë

Foto e ilustruar

Një 11-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një mik i babait të saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Familja nga Saranda, që i përket komunitetit rom jetonte me qira në Tiranë.

Autori 55-vjeçar është shoku i babait të viktimës. Raportohet se ai ka shkuar për vizitë në shtëpinë e mikut të tij dhe kur e ka gjetur vetëm 11-vjeçaren, ka kryer abuzimin me dhunë ndaj saj.

Vajza më pas u ka treguar ngjarjen prindërve, të cilët kanë bërë denoncimin në polici. Shtetasi me iniciale A.T. është arrestuar këtë të mërkurë, ndërkohë që ka nisur hetimi ndaj tij.

/Shqip.com