Lajme

Dhunohet një grua në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Arrestim / Ilustrim
Arrestim / Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë mbrëmë në Prishtinë, nën dyshimet se ka dhunuar një grua.

Rastin e ka raportuar në Polici viktima. I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM  – Prishtinë  13.11-15.12.2012- NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar me dhunë që të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport e Policisë.

/Shqip.com