Lajme

Dhunohet një grua në Ferizaj

Ilustrim
Ilustrim

Një grua në Ferizaj ka njoftuar Policinë e Kosovës se është dhunuar nga një person.

Sipas saj rasti ka ndodhur më 8 janar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 08.01.2024. Me datë 10.01.2024 viktima femër kosovare ka njoftuar  se me datën e lartcekur ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Shqip.com