Lajme

Dhunimi i dy vajzave të mitura në Istog e Klinë, Prokuroria në Pejë tregon se kush janë të dyshuarit

Prokuroria Themelore e Pejës

Dy raste të dhunimit janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Njëri rast ka ndodhur në Klinë e tjetri në Istog.

Prokuroria Themelore në Pejë, përmes një njoftimi për media bën të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

Në rastin e parë Prokurori i Shtetit ka ndaluar të dyshuarit F.SH, nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të  mitur në komunën e Klinës.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur, ndaj të pandehurit (F.SH) ka bërë sot kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatë Themelore të Pejës, për veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ilustrim.

Ndërsa në rastin e dytë, me urdhër të Prokurori të Shtetit është ndaluar i dyshuari M.Z., nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur nga komuna e Istogut gjatë muajit të kaluar.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme, Prokurori i Shtetit për të pandehurin M.Z., do bëjë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatën Themelore të Pejës./Shqip.com

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.