Lajme

Dhunimi i 11-vjeçares, ekspertiza e nxjerr viktimën 16/17 vjeçare

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

11-vjeçarja, që ishte dhunuar seksualisht në vitin 2022, dyshohet se në realitet ka një tjetër moshë.

Përderisa grupi i parë i të akuzuarve për dhunimin e saj janë dënuar me 40 vjet burgim, grupi i dytë prej 8 të akuzuarve po vazhdojnë gjykimin.

Në ekspertizën e fundit mjekësore të saj kanë dalë detaje të reja, që mund ta ndryshojnë rrjedhën e procesit.

E njëjta, sipas ekspertizës mjekësore që ka siguruar Dukagjini, mund të ketë moshën 16/17 vjeçare, por që ka gjasë që zyrtarisht të jetë e regjistruar më vonë.

“Bazuar ne ekzaminimin psikiatrik te viktimës, e dëmtuara aktualisht ka zhvillim normal intelektual për moshën kalendarike. Rezultatet e ekzaminimit fizik te parametrave trupor, pesha – 49,5kg dhe gjatësia 1,58cm, tregojnë për zhvillim fizik normal sipas moshës së saj kalendarike me dallime nga ekzaminimi i datës 22.06.2022 në gjatësi prej 5cm dhe 5,5kg në peshe. Kurse, rezultatet e intepretimit radiologjik të radiografisë së shuplakës se dorës së majte, konstatojnë me radiogramin e shuplakës se majtë se pjekuria kockore e te ekzaminuarës i përgjigjet i moshës 16-17 vjeçare, moshe kjo e cila nuk përkon me moshën e saj kalendarike respektivisht me moshën e cila figuron në dokumentacionin e saj zyrtaridentifikues”, thuhet në ekspertizë.

Përndryshe, viktima pas dërgimit në strehimore dhe qëndrimit aty për një kohë të caktuar, është dhunuar seksualisht edhe në hapësirat e strehimores, dhe, siç mëson Dukagjini, ajo tashmë është larguar edhe nga aty dhe është në shtëpi.

/Shqip.com