Lajme

Dhoma e Tregtisë kërkon të mos ketë reduktime të rrymës për bizneset

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kanë kërkuar që të mos ketë reduktime të rrymës për bizneset.

Ata kanë kërkuar sigurimin e energjisë elektrike.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është jashtëzakonisht e shqetësuar për vendimin e KEDS-it që të fillojë me reduktimet e energjisë elektrike e cila tani po vërehet edhe në kryeqytet, duke kërkuar sigurimin e energjisë elektrike dhe ndërprerjen e reduktimeve”, thuhet në njoftim.

Sipas Dhomës së Tregtisë reduktimet e energjisë elektrike do t’i dëmtonin bizneset.

“Reduktimet e energjisë elektrike në këtë kohë të rëndë për bizneset, do t’i dëmtonin në masë të madhe ato dhe pasojat do të jenë në humbjen e tregut si brenda ashtu edhe jashtë vendit si dhe në humbjen e vendeve të punës”

Nga sot, qytetarët e Kosovës sot do të përballen me reduktime të energjisë elektrike.

6 orë me rrymë dhe 2 pa të, kështu do të jenë reduktimet nga dita e sotme ka njoftuar KEDS./Shqip.com