Lajme

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë paralajmëron protestë, bizneset po goditen

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kanë paralajmëruar protestë. Ato po kërkojnë që të ndërmerren masa të menjëhershme nga ana e institucioneve të vendit, përkatësisht nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon që të ndërmerren masa të menjëhershme nga ana e institucioneve të vendit, përkatësisht nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, ku si rezultat i pakënaqësisë bizneset paralajmërojnë edhe protesta gjatë ditës së Hënë si dhe ndërmarrjen e hapave të tjerë në vazhdim në rast të mos reflektimit nga kompania Sharr-Cem”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre me rritjen e çmimit të çimentos do të bëhet hera e tretë që ky çmim po rritet brenda viti 2022.

Foto nga takimi

“Ngritja e serishme të çmimit të çimentos për +17.81€/T (duke përfshirë TVSH-në) që do të hyjë në fuqi nga data 08.08.2022, është ngritja e tretë e çmimit të çimentos në vitin 2022, arsye kjo e cila mblodhi në takim urgjent përfaqësuesit e sektorit të prodhuesve të betonit në kuadër të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë”, thuhet më tutje në njoftim.

Kjo ishte arsyeja që bizneset të organizojnë urgjent një takim të përbashkët, ku në kuadër të këtij takimi, u theksua që ky sektor po dëmtohet shumë rëndë./Shqip.com