Lajme

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon që hekurudha Durrës-Prishtinë të jetë me dy linja

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, ka përshëndetur vendimin e dy qeverive shqiptare të cilat janë koordinuar për ndërtimin e projektit tregtar në Porto-Romano.

Përmes një njoftimi për media kjo dhomë ka kërkuar që kjo hekurudhë të jetë me dy linja që njëkohësisht të ketë vajtje dhe ardhje.

“Megjithatë, konsiderojmë që hekurudha duhet të jetë me dy linja, që njëkohësisht mund të kemi edhe vajtje edhe ardhje, sepse duke qenë dy drejtimesh ofron shumë më shumë mundësi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas tyre, ky vendim do të ndikoj pozitivisht në zhvillimin ekonomik si dhe do të ulë koston e transportit për qytetarët.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë konsideron që ky vendim do të ndikoj pozitivisht në rritje të stabilitetit, sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik në vend duke rrit shpejtësinë e qarkullimit dhe ulë kostot e transportit dhe lëvizjes së qytetarëve. Me fillimin e punës se Hekurudhës, Kosova do të behët qendër e qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve në Ballkan”.

Flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës

Ndërsa, për ndërtimin e hekurudhës me një linjë thuhet se as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat e bizneseve e të qytetarëve për të rritur shpejtësinë e dërgimit të mallrave dhe qarkullimit të qytetarëve.

Kujtojmë se kjo marrëveshje është nënshkruar para më shumë se një muaj në mes të dy qeverive shqiptare.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se projekti i hekurudhës, Durrës-Prishtinë, është ndër projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme.

“Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë është ndër projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme. Kjo hekurudhë do të lidh Kosovën me korridoret që kalojnë pranë nesh, po që nuk janë të lidhura me ne. Do t’i bashkoj edhe më fort ekonomitë tona dhe do të rris lëvizshmërinë mes republikave tona”, tha Kurti para gazetarëve gjatë konferencës për media me homologun e tij.

“Ne me marrëveshjet ruajmë dhe avancojmë marrëdhëniet tona. Sot festohet dita e refugjateve nuk mund te mos falënderojmë motrat dhe vëllezërit tonë shqiptarë për strehimi që na ofruan gjatë luftës. Kosova dhe Shqipëria kanë një trend shumë te mirë të shkëmbimit tregtar, sot si asnjëherë më parë eksportojmë dhe importojmë ndërmjetvete”, tha tutje Kurti.

Theksojmë se sot në Kosovë është mbajtur mbledhja e tetë mes dy qeverive.

Lexo edhe:

Këto janë 19-të marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë

Në këtë mbledhje janë nënshkruar 19-të marrëveshje./Shqip.com