Lajme Botë

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi rezolutën që dënon përdorimin e balonës spiune nga Kina

Balona kineze
Balona kineze

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten një rezolutë që dënon përdorimin nga Kina të balonës së mbikëqyrjes mbi Shtetet e Bashkuara , duke e quajtur atë një “shkelje të pacipë të sovranitetit të Shteteve të Bashkuara”.

Rezoluta gjithashtu i bën thirrje administratës Biden që të vazhdojë të mbajë Kongresin të informuar për incidentin.

Lexo edhe:
Një tullumbace spiune kineze kaloi nga SHBA-të edhe gjatë vitit 2019

Rezoluta u miratua me shumicë dërrmuese me një votim 419-0.

Zyrtarët e mbrojtjes dolën gjithashtu përpara një nënkomisioni të mbrojtjes së Senatit të kryesuar nga Senatori Jon Tester, D-Mont për të dëshmuar publikisht për balonën.

Ligjvënësit në të dy dhomat po marrin gjithashtu informacione të klasifikuara nga zyrtarë të administratës së Biden mbi këtë çështje, raporton nbcnews.

/Shqip.com