Lajme

Dhjetra vetura të konfiskuara nga aksioni i Policisë kundër fajdexhinjve në Gjakovë

ilustrim

Nga aksioni i djeshëm i Policisë së Kosovës në Gjakovë janë konfiskuar shumë prova materiale.

Siç ka njoftuar PK-ja në mesin e materialeve të konfiskuar janë 16 vetura, dy motoçikleta, pistoleta, fishekë etj.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën në fjalë.  Lidhur me rastin janë kontrolluar dhjetë lokacione të ndryshme ku në cilësi të provave materiale janë  konfiskuar 16 vetura, 2 motoçikleta, 4 pistoleta, 95 fishekë, 12 telefona mobil, 8758 euro para të gatshëm, 30.600 lekë të R. Shqipërisë”, thuhet në raportin e PK-së.

Aksion i madh i Policisë kundër fajdexhinjve në Gjakovë – SHQIP.com

Sipas PK-së, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Gjatë ditës së djeshme, lajmin për Shqip.com e kishte konfirmuar drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta ka thënë se në kërkim janë edhe dy persona të tjerë për shkak se nuk janë rastisur në lokacionet e bastisura nga Policia e Kosovës.

/Shqip.com