Lajme Botë

Dhjetra të vdekur pas shëmbjes së urës në Indi

32 persona kanë vdekur deri tani pasi që një urë është shembur në Gujarat të Indisë.

Siç raporton BBC, qindra njerëz janë zhytur në ujë. Ndërsa, mediat lokale transmetonin pamje në të cilat shihen njerëz të varur nga ura dhe pjesërisht të zhytur në ujë.

Ky incident erdhi disa ditë pasi ura u rihap për shkak se ishte në riparim.

Në vendngjarje janë dërguar ndihmësit e emergjencës nga rrethet fqinje për të ndihmuar me përpjekjet e shpëtimit.

Kryeministri indian Narendra Modi, në një vizitë tre-ditore, tha se ishte “thellësisht i trishtuar nga tragjedia”.

Modi ka njoftuar kompensim për të plagosurit, si dhe të afërmit e atyre që kanë vdekur.

/Shqip.com