Lajme Botë

Dhjetë tregjet më të spikatura të Krishtlindjes në Gjermani (Foto)

Striezelmarkt i Dresdenit hapet për të 588-ën herë
Striezelmarkt i Dresdenit hapet për të 588-ën herë

Rreth 2500 tregje festive zhvillohen çdo vit në Gjermani. Një kolazh me imazhe të fiksuara në dhjetë tregjet më të spikatura të Krishtlindjes.

Striezelmarkt i Dresdenit

Dresdeni në ditët e Krishtlindjes – Imazh i marrë nga sipër i tregut më të vjetër të Krishtlindjeve në Gjermani

Tregu më i vjetër i Krishtlindjeve në Gjermani është Striezelmarkt, i cili u krijua në vitin 1434. Vizitorët duhet të provojnë patjetër verën e zierë me erëza, si dhe ëmbëlsirat e biskotat tradicionale si “Dresden Christstollen” dhe “Striezel”. Ato janë të njohura dhe të dashura në mbarë Gjermaninë.

Christkindlesmarkt i Nurembergut

Nuremberg: Christkindlesmarkt

Tradicionalisht, Christkindlesmarkt i Nurembergut hapet të premten e fundjavës së adventit të parë, fillimit të festimeve të Krishtlindjes. Ceremonia e hapjes është diçka e madhështore, me një të ri të veshur si Krishti fëmijë “Christkind” – dhuruesi tradicional gjerman i Krishtlindjeve – duke mbajtur një fjalim. Tregu festiv i Nurembergut është një nga më të mëdhenjtë dhe më të njohura të Gjermanisë.

Tregu i Krishtlindjeve në Këln

Tregu i Krishtlindjeve para katedrales së Këlnit

Një nga tregjet e tjera më të njohura të Krishtlindjeve të Gjermanisë zhvillohet në sheshin e Katedrales së famshme të Këlnit çdo dimër. Me më shumë se 4 milionë vizitorë në vit, ai është një nga tregjet e para të Krishtlindjeve. Organizatorët e vënë theksin te qëndrueshmëria. Shumë mallra këtu janë të çertifikuara si mallra të tregtuara në mënyrë korrekte dhe konform ruajtjes së mjedisit.

Panairi i Krishtlindjeve në Bashkinë e Berlinit

Tregu i Krishtlindjeve para bashkisë në Berlin

Ka rreth 80 tregje Krishtlindjesh në Berlin. Ai përballë bashkisë së qytetit është një vend i mrekullueshëm për të nisur vizitat në tregjet festive të Berlinit. Ju mund të bëni një udhëtim në karuzelin e Ferrisit 50 metra të lartë, që ofron pamje të mrekullueshme mbi Berlin. Ekziston edhe një shesh patinazhi me akull dhe shumë ambiente për të shijuar pak verë të ngrohtë.

Tregu i Krishtlindjeve në Lübeck

Tregu festiv në Lübeck

Tregu i Krishtlindjeve në Lübeck ka një traditë 400-vjeçare dhe është vendosur në mes të ndërtesave historike të qytetit të vjetër, i cili ka statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Këtu, vizitorët mund të mësojnë rreth prodhimit të marcipanit – një industri për të cilën qyteti është i famshëm. Ëmbëlsira “Konfeksion” është shumë e njohur në të gjithë Gjermaninë dhe jo vetëm gjatë Krishtlindjeve.

Tregu i Krishtlindjeve në Leipzig mbështetet tek traditat

Pamje nga qendra historike e Leipcigut me tregun tradicional të Krishtlindjes

Tregu i Krishtlindjeve në Leipzig zhvillohet në qendër të qytetit të vjetër historik dhe daton që në shekullin e 15-të. Kjo e bën atë një nga tregjet më të vjetra në Gjermani. Është gjithashtu një nga më të vizituarit. Mos humbisni të provoni pak bratwrurst (salçiçe të skuqura) mjaft të shijshëm si dhe arra të karamelizuara.

Pema më e madhe e Krishtlindjeve në Gjermani në Dortmund

Pema gjigande e Krishtlindjes në Dortmund

Të apasiouarit e panaireve të Krishtlindjeve do kënaqen shumë në qytetin gjerman të Dortmundit. Panairi i përvitshëm festiv krenohet me një pemë Krishtlindjeje 45 metra të gjatë, e përbërë nga mbi 1000 bredha të stolisur nga 50,000 drita dhe zbukurime. Vizitorët mund të shfletojnë gjithashtu tezga të panumërta që shesin çdo gjë, nga ushqimet tek punimet artizanale dhe më shumë.

Kuzhina ndërkombëtare në Essen

Tregu i Krishtlindjes në qytetin Essen

Ka diçka për të gjithë në tregun e Krishtlindjeve në Essen, i cili ka mbi 250 tezga ku vizitorët mund të gjejnë punime arti dhe vepra artizanale të punuara me dorë, si dhe kënaqësitë e kuzhinës nga e gjithë bota. Tregu ka mbi 50 vjet që ekziston!

Një treg Krishtlindjesh në Lindau

Tregu i Krishtlindjes në Lindau

Tregu piktoresk i Krishtlindjeve në qytetin Lindau në Liqenin e Konstancës ka shumë stenda të shkëlqyera që ia vlen të vizitohen. Ekziston edhe një event i veçantë që nuk duhet humbur. Të shtunën pas Ditës së Shën Nikollës, notarët e guximshëm zhyten në ujëra. /DW

/Shqip.com