Lajme

Dhjetë të lënduar nga një aksident në Vushtrri

Ilustrim
Ilustrim

Dhjetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti, që ndodhi të dielën në shatin Novolan të Vushtrrisë.

Sipas raportit të Policisë, në aksident ishin përfshirë tre automjete.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes tre automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 10 (dhjetë) persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.

/Shqip.com