Sport Ndërkombëtar

Dhjetë shitjet më të shtrenjta të Borussia Dortmundit

Borussia Dortmund

Skuadra e Borussia Dortmund zyrtarizoi dje shitjen e mesfushorit 19-vjeçar anglez Jude Bellingham tek ekipi i Real Madridit për shumën e 103 milionë eurove (pa përmendur bonuset). Kjo nuk është hera e parë që skuadra gjermane realizon shitje të tilla.

Mjafton të kujtosh se një vit më parë u largua nga Borussia sulmuesi që sot po çmend botën Erlind Haaland. Edhe para tij nga skuadra e njohur gjermane janë larguar për shuma marramendëse edhe mjaft futbollistë të mëdhenj.

Borussia Dortmund e ka kthyer në një biznes fitimprurës gjetjen dhe blerjen e talenteve të futboll për shuma qesharake, për t’i shitur më pas deri ne 10-fish më shtrenjtë. Lojtarë që lënë gjurmë në kampionat e Evropë me verdhezinjtë, që më pas mbushin arkën.

10 shitjet më të shtrenjta:

Ousmane Dembele (2017-Barcelona), 105 milionë euro
Jude Bellingham (2023-Real Madrid), 103 milionë euro
Jadon Sancho (2021-Manchester United), 85 milionë euro
Christian Pulisic (2019-Chelsea), 64 milionë euro
Pierre-Emerick Aubameyang (2018-Arsenal), 64 milionë euro
Erling Haaland (2022-Manchester City), 60 milionë euro
Henrikh Mkhitaryan (2016-Manchester United), 42 milionë euro
Mario Gotze (2013-Bayern Mynih), 37 milionë euro
Mats Hummels (2016-Bayern Mynih), 35 milionë euro
Abdou Diallo (2019-PSG), 32 milionë euro

/Shqip.com