Lajme

Dhjetë raste të dhunës në familje vetëm në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar dhjetë raste të dhunës në familje nga Policia e Kosovës.

Siç ka njoftuar PK-ja përmes raportit të tyre 24-orësh, të dyshuarit kryesor në këto raste janë burrat ndërsa, viktimat më të shpeshta janë gratë e që në shumicën e rasteve janë bashkëshortet e të dyshuarve për dhunë.

Tri raste të dhunës kanë ndodhur vetëm në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.

Prishtinë 29.12.2022-12:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi bashkëshorti i saj është duke e shqetësuar dhe duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas  intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë 29.12.2022-18:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pas një fjalosje me burrin e saj dhe më pas me vajzën e saj. Lidhur me rastin janë arrestuar  i dyshuari dhe e dyshuara te cilët gjatë intervistimit e kanë mohuar qe e kanë sulmuar viktimën, ndërsa e dyshuara e ka pranuar se ia ka dëmtuar telefonin viktimës. Me urdhër  të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

 Prishtinë  29.12.2022-10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, për shkak të një mosmarrëveshje i dyshuari bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime trupore. Lidhur me rastin, është informuar QPS-ja dhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Katër raste të tjera e që janë në Komunën e Vushtrrisë, Mitrovicës, Suharekës dhe Podujevës, dyshohet se burrat kanë dhunuar fizikisht bashkëshortet e tyre.

Vushtrri 29.12.2022-06:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rast shkon në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 29.12.2022 – 12:00. Njësitet policore kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Suharekë  29.12.2022 – 12:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj dyshohet se ka ushtruar dhunë. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

 Podujevë 29.12.2022 – 14:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Ndërsa, përveç bashkëshortes, një burrë në Gjakovë ka ushtruar dhunë edhe ndaj djalit të tij.

Gjakovë 29.12.2022 – 03:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se nën ndikim të medikamenteve ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij viktimave kosovar ë. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe më pas të intervistohet”.

Por, rastet ku përfshihen edhe më shumë familjarë në dhunë ndaj viktimës, nuk kanë munguar as dje.

 “Deçan 29.12.2022 – 10:40. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe vëllai i tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari bashkëshorti është dërguar në mbajte”.

Kurse, një rast në Prizren kishte të bëjë me një djal i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje e që në Polici e kishte raportuar babai i tij.

/Shqip.com