Lajme

Dhjetë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe dhjetë raste aktive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri pozitiv.

Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, por është shëruar vetëm një person.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here por, që në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.

/Shqip.com