Rozë

“Dheu qoftë i lehtë për ty vlla”, Fero i pikëlluar për vdekjen e 22 vjeçarit

Fero, Morena dhe Eroniti,

Reperi i njohur nga Gjilani, Fero ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mikut të tij, Eronit Sermaxhaj, shkrun SHQIP.com

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Fero ka shkruar fjalë prekës për shokun e tij të cilin e quan vëlla.

“Dheu qoftë i lehtë për ty vëlla, Inshallah Allahu në xhenet”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë ku shihet Eroniti.

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe modelja, Morena Taraku, e cila në Instagram ka ndarë disa imazhe me të.

Lexo edhe:
“Do të më mungojë çdo sekondë me ty”, vdes shoku i Morena Tarakut

“Dhe unë do të tregoj ty të gjitha rreth kësaj kur të shohë prapë miku im…Do të më mungojë çdo sekondë me ty, Ero im”, ka shkruar Taraku në InstaStory.

Eroniti përndryshe prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë së cilës nuk i ka bërë dot ballë./SHQIP.com