Rozë

Dha informacion nga jashtë, a do të penalizohet ky banor?

Gjatë një bisede të zhvilluar mes banorëve ditën e djeshme, njëri prej konkurrentëve siç duket ka bërë një veprim që mund ti kushtojë shumë.

Bëhet fjalë për Fation Kuqarin, i cili është shprehur se Ilnisa ka antipati të madhe jashtë shtëpisë.

“Dhe Ilnisa ka antipati të madhe jashtë, s’i dihet, të katërta janë të rrezikuar”, është shprehur Fationi gjatë bisedës lidhur me të nominuarat e javës.

Por siç dihet nga rregullat e këtij formati, askush prej konkurrentëve nuk duhet t’u rrëfejë informacione prej jashtë shtëpisë.

Nëse do ketë penalizim për Fatjonin,mbetet për t’u parë natën e së shtunës.

/Shqip.com