Lajme

Deva: Nëse ambasadori Rohde kërkon falje, unë e tërheq padinë nga Gjykata e Berlinit

Xhafer Deva

Familjari i Xhafer Devës, Valdet Deva ka thënë se ka pranuar konfirmimin zyrtar nga Gjykata e Berlinit rreth padisë së tij ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, për shpifje ndaj figurës së Xhafer Devës.

Sipas tij, ky konfirmim është një fitore e madhe për familjen Deva.

“Tani Ambasadori Rohde duhet të paraqesë faktet mbi të cilat u deklarua duke shpifur rëndë mbi figurën e Xhafer Devës”.

“Dua të ritheksoj se popullin gjerman e kemi pasur dhe do t’i kemi miq përgjithmonë, prandaj për herë të fundit i bej thirrje z.Rohde, t’i kërkojë falje publike familjes Deva për deklaratat e pamatura dhe të pabaza ndaj figurës së Xhafer Devës. Në rast se z.Rohde kërkon falje, unë e tërheq padinë dhe këtë e them këtu publikisht”, ka shkruar Valdet Deva.

Kujtojmë se, Valdeti, kishte njoftuar në janar se do ta paraqes një padi për shpifje në Gjermani ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

/Shqip.com