Sport Ndërkombëtar

Deulofeu – po shkëlqen edhe në sezonin e ri

Gerard Deulofeu

Në sezonin e kaluar ishte në formë jetësore.

I regjistroi statistikat më të mira në karrierë: 13-të gola dhe pesë asistime.

Se asgjë nuk ishte e rastësishme – Gerard Deulofeu po e dëshmon – përsëri.

Numrin e asistimeve (5) që i regjistroi në 34 ndeshje të zhvilluara – gjatë kampionatit paraprak – tashmë e ka arritur në shtatë ndeshje.

Së bashku me Sergej Milinković-Savic – kanë më së shumti asistime – në elitën e futbollit italian.

Deulofeu – tashmë ka përvojë të madhe në supe – dhe këtë po e tregon në fushën e gjelbër.

28 vjeçari ka ndërruar shumë skuadra gjatë karrierës së tij – teksa është prodhim i akademisë “La Masia” – të Barcelonës.

Ai ka kontratë me Udinesen – deri në qershorin e vitit 2024, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 15-të milionë euro./Shqip.com