Deulofeu: Nuk mund t’i them “jo” Real Madridit

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Gerard Deulofeu ka dhënë një intervistë për mediumin spanjoll “Marca”.
Dy përgjigje të dhëna nga ai – nuk i kanë pëlqyer shumë tifozëve katalunas – madje e kundërta.
Kur u pyet se a do të dëshironte të kthehej te Barça, ai u përgjigj negativisht.
Por, kur u pyet nëse Real Madrid do e kërkonte atë – 28 vjeçari tha se “si mund të them jo? Do ishte një mundësi e madhe”.
Kjo video tashmë është bërë virale në Twitter – dhe ka zgjuar shumë debate.
Deulofeu – është prodhim i akademisë “La Masia” – teksa me ekipin e parë të blaugranëve i regjistroi gjithsej 13-të paraqitje.
Që nga sezoni 2021/2023 – ai është pjesë e Udineses – ku po shkëlqen.
Në kampionatin e kaluar – këmbëshepejti i regjistroi statistikat më të mira në karrierë: 13-të gola dhe pesë asistime.
Teksa – mbarë e ka nisur edhe sezonin e ri – pasi ka regjistruar pesë asistime – në vetëm shtatë ndeshje të zhvilluara dhe së bashku me Sergej Milinkovic-Savic e mbajnë stafetën në Serie A.
Ai ka kontratë me Udinesen – deri në qershorin e vitit 2024, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 15-të milionë euro./Shqip.com