Rozë

Detaji që u kap në sfilatën e Valdrin Sahitit, Donaldi pyet “A erdhi Bora?”

Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Bora dhe Donaldi kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuar në sfilatën e stilistit nga Kosova Valdrin Sahiti.

Ata janë parë bashkë në  ‘after-partyn’ e organizuar pas sfilatës ku kanë qëndruar bashkë në një tavolinë teksa pamjet janë bërë virale.

Në rrjetet sociale janë publikuar foto e video të dyshes e cila duket se me daljen e parë publike bashkë kanë ‘konfirmuar’ ribashkimin.

Madje në një video shihet Donaldi duke pyetur:  “A erdhi Bora?” dhe pastaj thotë: “Erdha”.

Ndryshe, kjo vjen pas ndarjes që ka bërë bujë të madhe në media, ku Donaldi kishte filluar lidhjen me Beatrix Ramosaj në Big Brother./SHQIP.com