Lajme

Hetimet e SPAK/ Alma K e skandalit “Gjici”: Videon ma mori ish-kryetari i Qarkut të Kukësit

Detaje të reja nga vendimi i gjykatës së Posaçme e cila disa ditë më parë, pranoi kërkesën e SPAK dhe kaloi për gjykim dosjen ndaj ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, me dyshimet se është përfshirë në korrupsion.

Me të njëjtën akuzë në gjykim shkoi edhe Alma Kaçi. Të dy kërkuan të gjykohen me procedurë të shkurtuar, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata.

Kjo do të thotë se në rast se gjenden fajtor sipas kërkesës së SPAK, ata do të përfitojnë ulje të dënimit.

Hetimet për këtë rast nisën në qershor pas publikimit në rrjetet sociale dhe media të një video të xhiruar në ambientet e zyrës së kryebashkiakut, gjatë kryerjes së aktit intim.

Prokuroria thotë se nga hetimet, ka rezultuar një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtoi Almën te ish-nënkryetari i bashkisë, Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë.

Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë. Ajo kur është marrë në pyetje është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të një emisioni investigativ, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative.

Në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër të hetimeve, u gjeten biseda mes saj dhe gazetarëve të emisionit investigativ, ku Kaçi fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Alma Kaçit, për ta dokumentuar. Në pah del edhe emri i Adebin Oruçit, ish-kryetar i qarkut Kukës që sipas Kaçit ai ia ka marrë USB e filmimit me forcë.

Në tjetër episod interesant në dosjen e prokurorisë është momenti kur Alma Kaçi bisedon me një shtetase të identifikuar si “Denisa” e cila besohet se punon pranë një emisioni investigativ. Nga biseda duket që Denisa e vë në dijeni Almën që video ka dal tek JOQ .

Ne orën 12:54 Denisa i shkruan Almës:

Denisa: alma, u be virale video

Alma: Mos ka dal fytyra ime?

Denisa: po s’e ke pare?

Alma: Mos…

Denisa: E kane gjithë portalet.

Alma: Jooo… Obobobobo

Denisa: E xhiruar mbi kompjuter, me 1 ekran të krisur te cepi kush mendon se e nxori?

Alma: Abedini kush tjeter vec ai e mori boooh…

Denisa: Të kontaktoi më?

Alma: E mora sot s’ma hapi.

Denisa: Ndrysho ngjyren e flokeve se identifikohesh te video qe kane sheprndare

Alma: Uaaaaa Dena cte bej tani. Me ndihmo…

Alma: Ta shof sjep pamje dena, thon per arsye etike..

Denisa: E kane te gjithe alma eshte here virale

Alma: Ta kishim dhene sa mir do ishte…Dena flet dot 2 sek tel?

Denisa: Po. Mbyll rrjetet sociale dhe mos iu pergjigj asnje portali, asnjë gazetari.

Alma: Ok.

Po ashtu, në telefonin e Alma K, SPAK ka gjetur një video të krijuar në datën 13 qershor 2023 me kohëzgjatje 2 minuta e 47 sekonda, ku e pandehura identifikohet si personi A dhe shtetasi me emrin Abedin si personi B.

A: Dëgjo mua me duhej patjetër ajo video

B: A po mgjon mu o shok, do vi) video te q*** motren e videove me dëgjo mua

A: o Abedin tani po flasim tamam per zotin me duhet patjeter

A: Jo, Jo une nuk di kush e ka mare vesh tani se une jam e pambrojtur ate gje e dije vetem ti, une nuk e di kush e ka mare vesh per koke te djalit

B: Dëgjo mu ti ke fol me Salën vet

A: Po Jo mo Jo, se skam fol fare une me Salen o Abedin, e ballafaqojmë skam pune une as me Sale as me nji o, une po te them vetem me ty, ca Sale

Në një bisedë të datës 15 qershor 2023, Alma K, kërkon sërish materialin nga Abedini, pasi donte ta paraqiste në një ambasadë për të kërkuar mbrojtje.

A: Tani o Abedin po flasim tamam per kokë të djalit, besoj se bashkë lidhëm besen, mua me duhet ajo karte, ta paraqes diku këtu në ambasadë

B: E di si eshte problemi, unë nuk e kam më po më ra në dorë

A: Po o Abedin tani unë kartën, o Abedin tani karten ti e mbajte mos më thuaj smë ka rënë gjë në dorë për kokë të djalit.

B: Po nuk e kam moj për kokë të fëmijëve.

Bisedat kanë vijuar edhe në datën 16 qershor ndërkohë që para publikimit të videos, teksa komunikon me gazetarët dhe kontaktet e saj, Alma K. shpreh frikë për publikimin e materialit nga një person me emrin Abedin.

E hetuara Alma ka njohje dhe komunikime me shtetasin Abedin Oruçi edhe para regjistrimit te videos ne zyren e kryebashkiakut, dhe bisedojne ne lidhje me marren e një sendi që në datë 6 qershor 2023 por nuk permendin natyrën e këtij sendi.

Nga kqyrja e rrjeteve sociale, SPAK thotë se Alma K ka komunikuar me shtetasin me emrin Abedin Oruçi në mesenger nga data 22 shtator 2022. /Shqiptarja.com/

/Shqip.com