Detaje nga vrasja në Mallakastër, i ati po lante këmbët kur djali e goditi me pllakë betoni

Qemal Muhametaj përcillet sot për në banesën e fundit, pasi djali i tij i mori jetën mbrëmjen e djeshme.
Siç ka raportuar ABC News, 37-vjeçari, Mariglen Muhametaj vrau të atin, duke e goditur me sende të forta dhe u largua menjëherë nga banesa ndërsa, Policia u vu në ndjekje të tij.
Banorët e fshatit janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur, ndërsa thonë se 37-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ata shprehen se djali e kishte goditur 73-vjeçarin me një pllakë betoni në kokë, ndërsa ky i fundit ishte duke larë këmbët.
“Është bërë hataja, e vrau djali. Nuk ishte mirë nga mendja. I kishte rëndë në pllakë betoni. Për hiç gjë. Pa shkak fare, i kishte rënë. I vinte keq, nuk e çonte në Vlorë. Me ilaçe kurohej. E ëma është e paralizuar”, thotë banori.
“I ati kishte dalë jashtë për të larë këmbët dhe ky i ka rënë në kokë. Pa shkak. Ka vdekur në vend. Çuni iku dhe pastaj e kanë kapur”, shprehet një tjetër.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të problemeve mendore të dorasit.
Ndërsa, Policia e ka cilësuar rastin si Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”./Shqip.com