Lajme

Dështon të mbahet seanca e Kuvendit, kjo është arsyeja

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Për shkak të mungesës së kuorumit, ka dështuar të mbahet seanca e Kuvendit të mërkurën.

Nga 120 deputetë sa ka gjithsej Kuvendi i Kosovës, të pranishëm në sallë ishin vetëm 44.

“Gjysmë ore është bërë prej kur është ftuar kjo seancë dhe është dashur të niste. Vetëm 44 deputetë janë të pranishëm. Nuk ka kushte për t’u mbajtur seanca”, deklaroi kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Në këtë seancë pritej të diskutoheshin disa pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Kujtojmë se të hënën dhe të martën (10 dhe 11 prill) punëtorët e sektorit publik në Kosovë ishin në pushim.

Kjo pasi ata përfituan nga dy data të festave zyrtare të cilat ishin në fundjavë, mirëpo sipas Ligjit të festave zyrtare, për to pushohet në një ditë pune.

/Shqip.com