Lajme

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, ja kur do të mbahet mbledhja e radhës

Seanca konstituive e Kuvendit është ndërprerë sërish.

Kryesuesi i seancës, deputeti i zgjedhur i LVV-së, Avni Dehari tha se “nuk pati konsensus” në konsultimet që i thirri paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike.

“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, tha Dehari.
Seanca konsituive e cila nisi të martën dhe atë ditë vazhdoi vetëm deri pas procesit të votimit të raportit të komisionit të përkohshëm parlamentar për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve (52 deputetë votuan për këtë raport, 46 kundër dhe 11 abstenuan), nuk ka vazhduar as deri aty sot.

/Shqip.com