Lajme

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka dështuar të mbahet mbledhje e Kryesisë së Kuvendit, të hënën.

Këtë e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Arsyeja e dështimit të mbledhjes sipas Kusari-Lilës, ishte mungesa e kuorumit.

“Sot siç mund ta shini nuk është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Mungoj nënkryetari i LDK Kujtim Shala, nuk kishim një paralajmërim nga ta. Tash mbetët që në kompetencë të kryetarit të Kuvendit të vendos për seancë të re”.

/Shqip.com