Lajme

Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, s’ka kuorum

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka dështuar të mbajë mbledhjen e radhës për shkak të mungesës së kuorumit, ku ishte paraparë shqyrtimi i raportit me Amendamente i komisionit funksional për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikushme.

Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, ka kërkuar që mbledhja të shtyhet për një orë.

Muja ka thënë se të premten është paraparë raportimi i ministrit të Financave, Punës dhe Trasnsfereve, Hekuran Murati.

Raportimi i ministrit Murati do të fillojë nga ora 13:30, ditën e premte.

/Shqip.com