Teknologji

Dështon fluturimi i raketës së Elon Musk

Raketa Starship e SpaceX nuk arriti cakun e caktuar, duke shpërthyer, disa minuta pasi u ngrit nga një platformë lëshimi në Teksasin e Jugut.

Anija kozmike, më e fuqishmja që është nisur ndonjëherë, nuk arriti të mbërrinte në orbitë, por nuk ishte një dështim total për kompaninë private të fluturimeve në hapësirë.

Përpara nisjes, Elon Musk kishte ulur pritshmëritë, duke thënë se mund të duheshin disa përpjekje përpara se Starship të ketë sukses në këtë fluturim provë, i cili duhej të arrinte shpejtësi të mjaftueshme për të hyrë në orbitë përpara se të spërkatej në Oqeanin Paqësor pranë Haëait.

Momenti i lëshimit dhe shpërthimit të raketës, u kap nga një satelit i motit, që menaxhohet nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

Në përpjekjet për të realizuar një fluturim të tillë, nuk dështoi vetëm anika Starship e SpaceX.

ABL Space Systems, një kompani me bazë në Kaliforni, tentoi nisjen e raketës së saj të parë në janar nga një port hapësinor në ishullin Kodiak të Alaskës.

Rreth 10 sekonda pas fluturimit, raportoi kompania, motorët e raketës RS1 u fikën, duke bërë që ajo të bjerë përsëri në vendin e nisjes, duke dëmtuar objektet dhe pajisjet.

Kompania tha se shkaku mund të ketë qenë një “zjarr i padëshiruar” brenda raketës që ka të ngjarë të ketë dëmtuar sistemet elektrike.

/Shqip.com