Sport Ndërkombëtar

Dështoi me Messin, Barcelona mund ta marrë një tjetër “ish” të saj

Barcelona ka humbur mundësinë për të nënshkruar me Lionel Messin, por ai nuk është ylli i vetëm i Paris Saint-Germain që ata do të kenë mundësinë të nënshkruajnë këtë verë.

Sipas gazetës katalunase Sport, Neymar Junior i është vetëofruar Barcelonës për sezonin e ardhshëm 2023/24.

Braziliani, marrëdhëniet e të cilit me PSG-në janë përkeqësuar në sezonet e fundit, është i gatshëm të bëjë një ulje drastike të pagës në mënyrë që të kthehet në klubin që u largua në vitin 2017.

Braziliani 31 është i aftë të shënojë gola, diçka që vetëm Robert Lewandowski ka mundur ta bëjë për Barcelonën këtë sezon.

Neymar Jr

Megjithatë, anët negative të Neymar duken të qarta, edhe nëse financat mund të zgjidheshin.

Neymar nuk ka qenë në gjendje të qëndrojë në formë gjatë sezoneve të fundit, një faktor që kombinohet me thashethemet e vazhdueshme për joprofesionalizmin e tij.

Përveç kësaj, duket se ka pak oreks nga tifozët për të rikthyer Neymar në klub, edhe nëse ai do të ofronte një përmirësim në cilësi.

/Shqip.com