Sport Ndërkombëtar

Dëshpëron Manchester City, eliminohet nga EFL Cup në Southampton

Manchester City është surpriza e mbrëmjes në EFL Cup teksa “The Citizens” u mposhtën në çerekfinale nga Southampton.

Vendasit u treguan më të vëmendshëm se të besuarit e trajnerit Pep Guardiola dhe i befasuan duke fituar me rezultatin 2-0.

“Shenjtorët” realizuan dy gola në pjesën e parë, brenda harkut të pesë minutave me anë të Marës dhe Djenepo.

Me avantazhin e dyfishtë u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, vendasit ditën t’i rezistonin sulmeve të miqve dhe në fund morën një kualifikim të madh përballë një skuadre si City.

Padyshim ky ishte zhgënjimi i parë për ekipin e Guardiolës në këtë sezon, teksa klubi i Manchesterit është nisur me objektivin për të fituar në çdo kompeticion ku marrin pjesë.

/Shqip.com