Rozë

Dëshmia e parë e Noizyt pas shpërthimit me tritol, ja çfarë i’u tha reperi policëve

Reperi, Noizy

Një mjet shpërthim është vendosur në një lokal në Durrës.

Sipas mediave në Shqipëri, eksplozivi është vënë në lokalin në plazh në pronësi të reperit Rigels Rajku apo i njohur ndryshe si Noizy.

Nga shpërthimi në lokalin e Noizyt janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës.

Pas kësaj policia ka bërë edhe intervistimin e Noizyt.

Në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cvellio, me të cilin bëri sherr pardje, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij.

Siç raporton Neës.24 policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit./SHQIP.com