Sport Ndërkombëtar

Dëshira e fundit e Xavit

Jules Kounde

Sezonën e fundit – Barcelona e mbylli pa trofe, por me shpresë.

Por, Xavi Hernandez nuk u dëshpërua, sepse kishte një planë ta qartë në mendje:  revolucion.

https://twitter.com/exrul/status/1548330937855115271?s=20&t=_B_D3KMcRZExkUwBPs24mw

Strategu spanjoll – e mori një copë letre dhe e mbushi me emrat që i dëshiron në skuadër.

Ani pse klubi gjendej në një situatë të vështirë ekonomike – Joan Laporta dhe stafi i tij i kryen detyrat e shtëpisë me sukses.

Nga të gjitha dëshirat e Xavit – tashmë ka mbetur vetëm edhe një për tu plotësuar: Jules Kounde.

Qendërmbrojtësi francez shihet si partneri ideal i Ronald Araujos – dhe zgjidhje e problemeve në repartin deafnziv.

Kounde ka zhvilluar një sezonë fenomenale me Sevillen, duke e djersitur fanellën në 32 ndeshje të La Ligës.

Shpejtësia dhe përgaditja e lartë fizike janë dy tipare që e karekterizojnë 23 vjeçarin, i cili sipas “Transfermarkt” vlen 60 milionë euro.

Kounde – mund të luaj edhe në krahun e djathtë të mbrotjes, teksa ftohet rregullisht edhe nga kombëtarja franceze. /Shqip.com