Sport Ndërkombëtar

Deschamps: Pogba nuk i duhet Francës nëse është i lënduar

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka paralajmëruar Paul Pogban se ai nuk do të mund të marrë një biletë për në Katar 2022 nëse është i lënduar apo nuk është në formë.

Pogba po garon kundër kohës për tu shëruar nga lëndimi në gju, që e ka mbajtur jashtë skuadrës së Juventusit këtë stinor.

Ai pritet të jetë jashtë fushës për 40 deri në 60 ditë, pasi iu nënshtrua operacionit.

Deschamps ka konfirmuar tani se ish-mesfushori i Manchester United do të jetë pjesë e skuadrës së tij përfundimtare për Katarin vetëm nëse është në gjendje optimale.

“Nuk do të vijë vetëm se është “kornizë”. Nëse nuk ka luajtur më parë dhe nuk është në top formë, është e kotë. Ai vetë nuk e do”, tha menaxheri 53-vjeçar.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka këmbëngulur se pjesëmarrja e Pogba në Kupën e Botës nuk është shqetësim për klubin dhe se ai pret që ai të kthehet në qendër të planeve të tij deri në janar.

Nëse Pogba humbet një biletë për në Katar, Deschamps ka shumë opsione në mesfushë për të mbuluar mungesën e tij, duke përfshirë dyshen e Real Madridit Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga./Shqip.com