Sport Ndërkombëtar

Deschamps “e tepron” me këto fjalë për Mbappen

Padyshim kur përmendet Kombëtarja franceze, lojtari i parë që na vjen në mendje është ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i cili edhe pse vetëm 24-vjeçar ka arritur jo pak në karrierën e tij si futbollist profesionit.

Nuk janë të paktë ata që e konsiderojnë Mbappen, si lojtarin më të mirë në botë e një ndër ta është dhe tekniku i Kombëtares franceze, Didier Deschamps, i cili në një intervistë për prestigjiozen franceze “Le Parisien”, nuk ka ndaluar së “thururi” elozhe për “bomberin” francez.

“Nëse them se ai është më i miri, do të kritikohem se nuk jam objektiv sepse jam trajneri i tij. Vëzhguesit e tjerë do të thonë se ka dikush më të mirë se ai. Ky është mendimi i tyre.

Për mua, Kylian është më i miri. Ajo që ka arritur në krahasim me lojtarët e tjerë në moshën e tij është e jashtëzakonshme”, u shpreh tekniku Deschamps gjatë intervistës.

/Shqip.com