Rozë

“Deri dje”, Blero paralajmëron këngën e re

Këngëtari, Blero Muharremi së fundi ka paralajmëruar këngën e re e si duket do të titullohet “Deri Dje”.

Sipas njoftimit të artistit kënga e cila është një baladë dhe i dedikohet pikërisht dashurisë pritet që të lansohet me 6 mars.

Kujtojmë se Blero ishte i martuar me Afrona Dikën, por marrëdhënia e tyre nuk shkoi mirë dhe përfundoi me ndarje.

Pak ditë pas ndarjes, Blero është parë në krahët e një vajze bionde e cila ende nuk dihet se kush është, por sipas aludimeve jeton në Gjermani.

Ndërsa, Afrona Dika është në një lidhje  të re të dashurisë me James Dyer Smith.

Këtë e ka konfirmuar vetë ajo, pasi ka postuar një foto ku shihet afër tij, me mbishkrimin “Family”.

/Shqip.com