Lajme

Dërgohet në mbajtje një zyrtar policor, mori 50 euro si ryshfet

Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë ryshfet nga një person deri sa ishte duke kryer punën e tij.

IPK-ja ka njoftuar se i dyshuari kishte kërkuar nga qytetri 50 euro për t’i dhënë librezën e qarkullimit.

“Mbi bazën e gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore te Prishtinës dhe me autorizim te tij janë ndërmarr veprime tjera të  nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të  rastit, intervistimin e personave të  involvuar në këtë çështje dhe me udhëzim të  prokurorit kujdestar, zyrtari policor  është  dërguar në  mbajtje për 48 ore me dyshimin për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa qytetari  i dyshuar për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”  është  procedoceduar në  procedurë  të  rregullt”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Policor i Kosovës.

Po ashtu hetuesit e IPK-së  me datën 30.04.2022, kanë  dorëzuar Kallëzimin penal pranë Prokurorisë Themelore -Prishtinë ndaj zyrtarit policor  për veprën penale “Marrje e ryshfetit” dhe qyetarit  për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”./Shqip.com