Lajme

Dërgohet jashtë vendit për trajtim qytetarja që pësoi lëndime nga rrëzimi i drurit në Prishtinë

Pamje nga Pejtoni

Qytetarja e cila dje pësoi lëndime nga rrëzimi i drurit në Prishtinë, është dërguar në Shkup për trajtim mjekësor për shkak se nuk mund të bëhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për Shqip.com e konfirmoi Sami Bajçinca, mjek në Klinikën Universitare të Kosovës.

“Me rekomandimin e kirurgeve të QKUK-së, pacientja mbrëmë është dërguar në orët e vona në Shkup për trajtim sepse disa nga trajtimet e nëvojshme nuk mund të bëhen tek ne”, tha Bajçinca.

Tutje, ai  ka treguar se lëndimet e pacientes janë të rënda, si dhe ekziston rreziku që të mbetet e palëvizshme.

“Disa intervenime bëhen, varësisht nga niveli i dëmtimit, por jo të gjitha, mirëpo pacientja ka pasur lëndime serioze të boshtit kurrizor. Këto lëndime janë të rënda andaj ekziston rreziku që ajo të mbetët e palëvizshme”, tha ai.

Lexo edhe:
Një 30 vjeçar vdes pasi goditët nga rrëzimi i drunjëve në Prishtinë

Erërat e forta në Prishtinë kanë rrëzuar një dru dje në Prishtinë me ç’rast kishte zënë një burrë dhe një grua.

Nga lëndimet e marra burri ka vdekur në vend ndërsa, qytetarja ka pësuar lëndime të rënda në boshtin kurrizor./Shqip.com