Sport Shqiptar

Dërgohen në rehabilitim mundësit nga Kosova që rastisën gjatë tërmetit në Turqi

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 24-të të tij, në të cilën u shqyrtuan pika të ndryshme të rendit të ditës.

Në këtë mbledhje është marr vendim që të mbështesin mundësit e rinj me dërgimin në një kamp rehabilitimi pas traumave të pësuara gjatë tërmetit që goditi Turqinë, në fillim të shkurtit, shkruan Shqip.com.

“Bordi Ekzekutiv vendosi të mbështesë mundësit e rinj me dërgimin në një kamp rehabilitimi pas traumave të pësuara gjatë tërmetit në Turqi”, thuhet në njoftim.

Mundësit ndodheshin në Kahramanarash për një turne ndërkombëtar.

/Shqip.com