Lajme

Dërgohen në Kushtetuese amendamentet për Vetingun në Drejtësi

Gjykata Kushtetuese

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se sot ka përcjellë në Gjykatën Kushtetuese amendamentet për Vetingun në Drejtësi.

Sipas Konjufcës, pas kësaj pritet që Gjykata Kushtetuese të dal me një përgjigje nëse këto amendamente janë në përputhje me të.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe pas përfundimit të punës së Komisionit Ad Hoc për vetingun në sistemin e drejtësisë, sot, i kam përcjellë amendamentet Kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese për të marrë përgjigje nëse të njëjtat janë në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Konjufca shprehet i lumtur në atë që sipas tij reformat në drejtësi janë në rrugën e mbarë.

Jam i gëzuar që reforma në drejtësi është në rrugë të mbarë. Vetëm përmes saj Republika e Kosovës do të jetë shtet i së drejtës dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë. I falënderoj anëtarët e Komisionit Ad Hoc, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të drejtësisë, partnerët tanë dhe ekspertët për punën e tyre në këtë proces të rëndësishëm.

 Kurse, ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka quajtur këtë lajm shumë të mirë kështu, duke falënderuar edhe Kuvendin e Kosovës për bashkëpunimin.

/Shqip.com