Lajme

Dërgimi i barnave në komunat me shumicë serbe, Hovenier përgëzon Ministrin Vitia

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Thomas Szunyog, shef i zyrës së BE-së në Kosovë, sot tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka aprovuar kërkesën për t’i furnizuar me barna dhe pajisje mjekësore spitalet dhe qendrat shëndetësore në komunat me shumicë serbe.

Nga MSH kanë thënë se kërkesat për furnizim trajtohen me prioritet, derisa kanë bërë të ditur se sot është furnizuar me barna komuniteti serb në Mitrovicën Veriore dhe Graçanicë.

Po ashtu, Komisioni për Donacione i MSh-së ka aprovuar donacionin për importin e oksigjenit medicinal për nevojat e komunitetit serb në Spitalin e Graçanicës.

Këtë e ka mirëpritur edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili e përgëzoi ministrin Vitia për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Bashkohem me kolegun tim të BE-së në mirëpritjen e ministrit Arben Vitia për aprovimin e shpejtë të donacioneve të barnave dhe furnizimeve mjekësore dhe përgëzoj përkushtimin e tij të vendosur për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.

Furnizimi i komunitetit serb me barna, MSH jep detaje: Kërkesat për furnizim trajtohen me prioritet

Thomas Szunyog, shef i zyrës së BE’së në Kosovë, sot tha se ministri Vitia ka aprovuar kërkesën për t’i furnizuar me barna dhe pajisje mjekësore spitalet dhe qendrat shëndetësore në komunat me shumicë serbe. Nga MSH kanë thënë për Express se kërkesat për furnizim trajtohen me prioritet, derisa kanë bërë të ditur se sot është furnizuar me barna komuniteti serb në Mitrovicën Veriore dhe Graçanicë. Po ashtu, Komisioni për Donacione i MSh-së ka aprovuar donacionin për importin e oksigjenit medicinal për nevojat e komunitetit serb në Spitalin e Graçanicës.

Sot Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog, ka njoftuar se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ekipi i tij kanë aprovuar kërkesën për të furnizuar me barna spitalet dhe qendrat e shëndetit në komunat me shumicë serbe.

“Vlerësojmë miratimin e shpejtë nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ekipi i tij në kërkesën për ofrimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore për spitalet dhe qendrat shëndetësore në zonat e komunitetit me shumicë serbe të Kosovës. Shpresoj se do të dorëzohen shpejt”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të MSH’së se kur do të bëhet furnizimi me barna dhe sa është vlera e tyre.

Ministria e Arben Vitisë ka kthyer përgjigje duke thënë se çdo kërkesë për donacione për institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe trajtohet me prioritet nga Komisioni i donacioneve në MSh.

/Shqip.com