Sport Ndërkombëtar

“Derby d’Italia” në finale të Kupës

Juventus

Juventusi do të përballet me Interin në finalen e Kupës së Italisë në Romë më 11 maj.

Juventusi do të ketë mundësinë ta mbroj titullin e Kupës së Italisë, pasi mposhti Fiorentinën 2-0 në “Allianz Stadium”.

Fitorja me rezultat të përgjithshëm 3-0 ia siguron Massimiliano Allegri të udhëheqë ‘Bianconerët’ në finalen e Kupës së Italisë për herë të pestë si trajner.

Ishin Federico Bernardeschi që e shënoi golin e parë në ndeshje, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 32-të.

Në minutën e 69-të u duk se “Zonja e Vjetër” do të dyfishoj epërsinë, por goli i Rabiot u anulua për pozicion jashtë loje.

Juventusi e vulosi kualifikimin tutje vetëm në minutat e fundit të ndeshjes me Danilon që gjeti rrjetën minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore Juventusi e vazhdon ecurinë mbresëlënëse me 20-të ndeshje të pamposhtur në shtëpi në Coppa Italia./Shqip.com