Sport Ndërkombëtar

Derbin e shqiptarëve në Turqi e fitoi Galatasaray i Rashicës

Një përballje mjaft interesante u zhvillua në Turqi, aty ku u zhvillua derbi i shqiptarëve.

Galatasatay i Rashicës e mposhti Konyasporin e Zymer Bytyqi e Endri Çekiçit.

Çekiçi dhe Bytyqi luajtën nga minuta e parë, derisa Rashica u ulë në stol për gjithë ndeshjen.

Galatasaray e filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke dal në epërsi në minutën e parë, me golin e Sergio Oliveira.

Por, reagimi i Konyasporin ishte i shpejt me Çekiçin që befasoi portierin vendas me një super goditje nga largësia.

Çekiçi ishte afër golit të dytë, por goditja e tij kësaj here u ndal nga traversa.

Në pesën e dytë skuadra e Rashicës e vulosi fitoren dhe tri pikë të plota në minutën e 82-të, me një autogol të Francisco Calvo.

Në minutat e fundit pati dhe një përleshje mes lojtarëve dhe Ibrahim Sehic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh.

Galatasaray kryeson superligën turke, me 16 pikë kurse skuadra e Bardhit është në vendin e dytë me një pikë më pakë./Shqip.com