Sport Shqiptar

Derbi në gjysmëfinale të Kupës

Të shtunën është hedhur shorti i Kupës së Kosovës në Hendboll, ku janë vendosur ndeshjet gjysmëfinale.

Besa Famgas e Prishtina do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Bëhet fjalë për dy skuadrat kryesore aktualisht në Superligë dhe që synojnë Kupën e Kosovës.

Besa Famgas është ende e pamposhtur në Superligën e Kosovës dhe gjendet në vendin e parë, derisa Prishtina është në vendin e dytë.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Deçani e Kastrioti i Ferizajt.

Deçani ka befasuar Trepçën në çerekfinale dhe synon ta kaloi edhe Kastriotin, por synime për të prekur finalen ka edhe skuadra nga Ferizaj.

Deçani që garon në Superligën B është po ashtu në vendin e parë, derisa Kastriot është në vendin e pestë në Superlig.

Fituese në fuqi e Kupës është skuadra pejane, Besa Famgas./Shqip.com