Derbi i Anamoravës, Statovci: Një përparësi i jap Gjilanit

Kur ora të shënojë 13:00 vëmendja e opinionit të futbollit do jetë e rikthyer nga Gjilani.
Derbi i tretë i Anamoravës për këtë sezon – mund të sjellë një betejë të pashoq për titull.
Në lidhje me këtë derbi – për Shqip.com është prononsuar analisti i njohur – Faruk Statovci – i cili një përparsi të vogël i jep “skifterave”.

“Favorit në këtë derbi – zakonisht nuk ka. Një përparësi i jap Gjilanit – pasi Drita kohëve të fundit nuk është duke luajur mirë. Gjasat janë që ky takim të mbetet baraz”, tha ai.
Statovci po ashtu shtoi se “mendoj që nëse Drita pëson humbje – ulësja e trajnerit Ardian Nuhiut duhet të luhatet. Por, nuk e di se a do ndodhë diçka e tillë. Me disfatë largohen shumë nga vendi i parë, ama ndoshta klubi e ka qëllim daljen në Evropë dhe janë afër të bëjnë diçka të tillë”.
Sa i përket tabelës – Gjilani është në pozitë më të favorshme.

Skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi gjendet në vendin e dytë – në tabelë me 46 pikë të grumbulluara.
Dy më pak se Ballkani që është lider.
Por, në rast se SC Gjilani triumfon sot – atëherë e rrëmben vendin e parë – pasi ka një ndeshje më pak se suharekasit.

Teksa, në anën tjetër – Drita gjendet në vendin e tretë – me 41 pikë.
Një humbje në këtë takim – do ishte një hap i madhe në “luftën” për kreun e tabelës.
Teksa – me një trepikësh – jo vetëm që i afrohet edhe më shumë kreut – por do e bënte Superligën një dramë në vete./Shqip.com
