“Derbi i Anamoravës” – pa shikues, por me shumë rëndësi
Publikuar:
(14.09.2022 13:24:30)

Tre pikë janë në tavolinë, por vlera e kësaj ndeshje është shumë më e madhe.
Sot, me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet përballje ndërmjet Dritës dhe Gjilanit – i njohur ndryshe si “Derbi i Anamoravës”.

Ky takim do të luhet në stadiumin ndihmës – pa praninë e publikut.
Favorit në letër është – Gjilani në përballjet e kaluara ka qenë superiore.
Në katër ndeshjet e fundit – “skifterat” kanë triumfuar dy herë – ndërsa lojë kanë përfunduar me barazim.

Sa i përket sezonit aktual – ekipi i udhëhequr nga Zekirija Ramadani është lider – me 14-të pikë të grumbulluara.
Kurse – Drita është në pozitën e dytë – me tre pikë më pak, por edhe me një ndeshje më pak të zhvilluar./Shqip.com