Sport Ndërkombëtar

Derbi anglez, pa fitues (VIDEO)

Derbi i javës së 12-të në Ligën Premiere, Chelsea – Manchester United, ka përfunduar me barazimin 1:1.

Të dyja palët patën nga disa raste, por golat u shënuan në minutat e fundit.

Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 86-të, kur McTominay shkakton penallti, pasi ndali me faull sulmuesin kuqezi Armando Broja, i cili në lojë u aktivizua shtatë minuta më herët (79’) në vend të Raheem Sterling. Jorginho u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke çuar peshë “Stamford Bridge”.

Gëzimi i londinezëve nuk zgjati shumë, pasi Casemiro shënoi në kohën shtesë dhe i barazoi shifrat në 1:1.

 Me këtë rezultat, ekipi i Potter gjendet në vendin e katërt me 21 pikë, ndërsa skuadra e Ten Hag një vend më poshtë me 20 pikë.

/Shqip.com