Lajme

Deputetja Selimi: Prokuroria t’ia kthejë Zyrës së Kryeministrit arkivin e veteranëve

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka kërkuar që Prokuroria t’ia kthejë Zyrës së Kryeministrit arkivin e veteranëve, të cilin e kishte marrë për t’i hetuar listat e veteranëve të luftës.

Hetimi për listat e veteranëve ka nisur që nga viti 2016. Tashmë janë bërë 7 vjet nga fillimi i hetimeve dhe 5 vjet nga ngritja e aktakuzës dhe Selimi thotë se nga mungesa e arkivit të veteranëve, atyre po u shkelen të drejtat.

Si pasojë, nga ajo kohë e deri më sot, veteranët, duke përfshirë edhe invalidët e luftës nuk mund të pajisen me dokumentet, vërtetimet apo certifikatat për të cilat ata kanë shumë nevojë. Për ta thjeshtësuar, një veteran, në mungesë të një dokumenti të thjeshtë nuk mund t’i gëzojë të drejtat e tij që i takojnë me ligj”, tha deputetja.

Selimi tha se nëse arkivi nuk do të mbetej kaq gjatë në Prokurori, “edhe mund të kuptohej”.

“Sa vite i duhen Prokurorisë për ta bërë një hetim të tillë?”, pyeti ajo.

“Kërkojmë t’i kthehet arkiva zyrës përkatëse, duke qenë të bindur se kjo nuk i pengon hetimet e mëtejshme”, ka thënë Selimi.

/Shqip.com