Lajme Botë

Deputetja laburiste ‘bombardohet’ me kërcënime me vdekje

Një deputete laburiste në Britani pretendon së është “bombarduar” me kërcënime me vdekje dhe përdhunimi pasi foli kundër influencuesit misogjinist të mediave sociale, Andrew Tate.

Alex Davies-Jones tha se, ka marrë mesazhe kërcënuese në “inbox dhe në zyrë”.

Deputetja për Pontypridd, në Uellsin jugor, tha: Unë do të doja të falënderoja gjithë policinë lokale në zonën time, të cilët kanë qenë një mbështetje e jashtëzakonshme për mua në javët e fundit, pasi kam folur për abuzimin dhe sjelljen e tmerrshme të Andrew Tate në internet.

“Kutia postare dhe zyra ime janë bombarduar me kërcënime me vdekje, dhe përdhunim”, ka shtuar më tej ajo.

Tate u arrestua në Rumani pasi u akuzua për trafikim njerëzor dhe pjesë e një bande të krimit të organizuar.

Ai do të qëndrojë në paraburgim deri në fund të shkurtit, pasi një gjykatës pranoi kërkesën për zgjatjen e paraburgimit me 30 ditë për herë të dytë. Tate i mohon akuzat duke pretenduar se drejtësia në Rumani nuk po funksionin dhe se dosja e tij është boshe. I akuzuar është dhe vëllai i tij, Tristan Tate. /Mirror

/Shqip.com