Lajme

Deputetja e PDK-së flet në Kuvend për Raportin e Komisionit Evropian

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, tha se Qeveria “nuk ka vullnet politik për t’i hetuar rastet e mëdha”.

Në debatin parlamentar për raportin e Komisionit Evropian për vendin, Deliu tha se “si mos më keq është thënë që është gjendja në luftën ndaj korrupsionit”.

“Sa e rëndë është gjendja në këtë drejtim, mund të kuptojmë se në raportin e këtij viti, fjala ‘korrupsion’ është përmendur 99 herë. Më keq se kaq nuk ka qenë as në raportin e vitit 2020, ku është përmendur 88 herë”, tha ajo.

Sipas saj, raporti dëshmon se Qeveria ka bërë çdo gjë me pak korrupsion.

“Pothuajse në secilën faqe të këtij raporti, të dashur kolegë, i bie që s’ka punë që kjo qeveri e ka bërë, e aty diku s’ka pasur pak korrupsion dhe këtë e shohim në raport”, tha ajo.

/Shqip.com